Llukarevska tregon se cila do jetë qasja në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

 

Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në emisionin “Magazina Ekonomike” lidhur me kontestin me Bullgarinë tha se në krye të agjendës së kryesisë së re të LSDM-së do jetë zgjidhja e kontestit me Bullgarinë. Siç tha ajo, partia do të angazhohet për agjendën evropiane dhe do t’i respektojë linjat e kuqe të miratuara në Kuvend.

“Ajo që e përforcuam si pozitën tonë  e zbatuam në Kuvend ku bashkë të gjitha partitë politike u pajtuan se kemi disa  vija të kuqe që nuk guxojmë t’i tejkalojmë. Por, patjetër duhet të mbajmë llogari se vlerat evropiane dhe mbrojtja e identitetit tonë janë gjërat që paraqesin bazë për qëndrimin tonë përballë Bullgarisë. Nuk e kemi të rëndësishme sa ditë do kalojnë nga një këshill ministrash në tjetrin, por ta gjejmë zgjidhjen. Vendosëm linja të kuqe dhe për këtë u pajtuan të gjitha partitë politike- ta ruajmë identitetin dhe të mos i anashkalojmë vlerat evropiane”, tha Llukarevska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme