Loja me autostradën multimilionëshe

Autostrada Prishtinë – Gjilan, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth 90 milionë euro, është në punim e sipër teksa Ministria e Infrastrukturës po vazhdon ta mbajë të fshehur kontratën mbi të cilën është duke u ndërtuar ky projekt. Kjo kontratë tashmë është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, edhe pse ende asnjë zyrtar i MI-së nuk është marrë në pyetje, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse punimet në autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë po vazhdojnë, Ministria e Infrastrukturës, e cila aktualisht udhëhiqet nga Pal Lekaj, po vazhdon t’i mbajë të fshehura dokumentet e kontratës mbi të cilat po ndërtohet ky projekt, i cili kap vlerën e 88 milionë eurove. Që nga korriku i vitit 2018 lëvizja “Fol” ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës kontratën për ndërtimin e kësaj autostrade, mirëpo edhe pas kaq shumë kohësh ata nuk kanë marrë dokumentet e kërkuara mbi planin e menaxhimit të kontratës.

Përveç kësaj, Policia e Krimeve Ekonomike e Kosovës në qershor të këtij viti pas inspektimit të këtij projekti ka gjetur shkelje ligjore nga ana e MI-së kur ka lidhur kontratë me kompanitë, të cilat po ndërtojnë këtë projekt. Po ashtu ky organ ka gjetur shkelje edhe në vendimin e fundit të OSHP-së, kur e ka rivlerësuar këtë tender.

Ndonëse gazeta ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Speciale, ajo nuk është përgjigjur mbi atë se deri ku kanë mbërritur hetimet për autostradën Prishtinë – Gjilan, mirëpo zyrtarë të MI-së kanë thënë se ende nuk janë ftuar për intervistim nga ky organ.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme