Loja speciale

Iniciativa e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, të cilën Kryesia e Kuvendit javë më parë e ka proceduar në Qeveri, ende nuk dihet se kur do të jetë në rend të ditës nga kjo e fundit.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar dje se “kjo iniciativë do të jetë në rend dite kurdo që procedura e sjell”.

“Ajo ka ardhur në Qeveri dhe është në procedurë të zakonshme. Kurdo që procedura e sjell në rend të ditës ne e trajtojmë”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e së hënës të Qeverisë.

Por deputetes së partisë së Haradinajt (AAK) Teuta Haxhiut dërgimi i kësaj iniciative në Qeveri nga Kryesia e Kuvendit i duket “lojë politike”.

Ajo ka deklaruar për gazetën “Zëri” se pas nënshkrimit të 43 deputetëve Kuvendi do të duhej që me urgjencë ta diskutonte këtë çështje.

“Nga momenti kur iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka shkuar në Qeveri mendoj që është lojë politike. Fakti që ka shkuar në Qeveri për mua është një gabim”, ka thënë ajo.

Deputetja e AAK-së vazhdon ta kundërshtojë këtë Gjykatë për faktin se krijimi i një gjykatë etnike për shqiptarët është gabim

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme