Lokalet/ LSDM tubim në Manastir

LSDM-ja mbrëmë mbajti tubim në Manastir ku kandidat për kryetar komune është Metodija Kunovski. Para të pranishmëve Kunovski akuzoi pushtetin e deritanishëm se nuk ka punuar fare për qytetin.

Ai kërkon mbështetje më 19 tetor pasi këto zgjedhje i cilëson si kthim i dinjitetit për qytetin e Manastirit. Ta kthejmë frymën e vërtetë të kulturës dhe krenarisë të Manastirit, është koha për revolucion, tha Kunovski.

“Manastiri meriton pushtet i cili punon dhe nuk ankohet. Manastiri meriton pushtet që bashkon dhe nuk përçanë. Pushtet që ndërton dhe jo të fotografohet në shpinë të tjetër kujt. Forca jonë janë njerëzit, forca jonë jeni të gjithë ju, anëtarët, aktivistët, simpatizuesit të cilët njohin energji të re në secilin që beson se ndershmëria nuk është mangësi por guxim. Ju jeni ata që nuk dyshuat as në momentet më të vështira, ata që mbetën këtu kur shumë të tjerë hoqën dorë”, tha Metodija Kunovski – Kandidat i LSDM-së për kryetar i Manastirit./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme