Korporata britanike e telekomunikacioneve British Telecom (BT) ka vendosur që t’i kthehet teknologjisë moderne.
Ajo ka nisur projektin për vendosjen e kioskave ose terminaleve Wi-Fi në rrugët e Londrës, më saktë përgjatë rrugës Camden High.
Këto kioska nën emrin InLinks përdoruesve do t’iu ofrojnë lidhje falas në pajisjet e tyre në Wi-Fi.
janë edhe informacione të tjera siç janë prognoza e motit, lajme nga bashkësia dhe informacione të lidhura me metronë londineze. Kioskat Wi-Fi në Londër në tërësi financohen përmes rrugës së përmbajtjeve të reklamave, të cilat pandërprerë shfaqen në ekranet e tyre.
Në të ardhmen projekti pritet të zgjerohet në gjithë Londrën dhe qytetet tjera britanike deri në fund të këtij viti.