Lorik Cana komenton rreth fjalëve që ai të jetë drejtues i futbollit kosovar

“As në FFK, as në FSHF, derisa Kosova të bëhet Shqipëri” – Lorik Cana komenton rreth fjalëve që ai të jetë drejtues i futbollit kosovar.

Në ditët e fundit emri i Lorik Canës ka qarkulluar në shumë media sociale, si drejtues i FFK-së, pasi Përfaqësuesja e Kosovës dështoi të kualifikohej për në Euro 2024.

Në një grup me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën, Dardanët edhe pse kanë një ndeshje më pak, me 11 pikë mbajnë vendin e katërt.

Rezultatet në këto eliminatore kanë bërë që jo pak të sulmohet krerët e FFK-së dhe presidenti i saj Agim Ademi.

Një emër që qarkullonte për të marr drejtimin e FFK-së ishte Lorik Cana, is futbollisti legjendar shqiptarë që bëri karrierë me klube si Marseille, Lazio e Sunderland.

Por në një nga postimet në rrjetet sociale ka qenë vet Cana që ka komentuar, duke hedhur poshtë mundësinë që të marr post te FSHF apo FFK.

“Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoi punët e mia dhe ti je i kënaqur…Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, shkruan Lorik Cana në një koment.

Duket se momentalisht Cana kërkon të jetë larg posteve të larta në futboll dhe nuk dëshiron të ketë një detyrë të tillë deri në bashkimin e trojeve shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme