Lorik Cana sheh një tjetër kualifikim të Shqipërisë në Kampionatin Evropian

Cana sheh një tjetër kualifikim të Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Pas barazimit në Çeki janë rritur kuotat e Shqipërisë për të shkuar në Europian edhe një tjetër herë.

Ish-kapiteni Lorik Cana foli për RTSH në lidhje me perfomancën e kuqezinjve ndaj Çekisë.

“Duke parë rezultatin kam përshtypje të mira pasi në fund të fundit bëhet fjalë për tetë finale. Duhen luajtur të teta si të tilla dhe nëse arrijnë lojtarët që të bëjnë diçka të tillë atëherë finalet e Europianit mund të jenë të prekshme”, pohoi ish-kapiteni i Shqipërisë.

I pyetur nëse shikonte dallime mes Shqipërisë të drejtuar nga De Biazi dhe skuadrës të Silvinjos, ai u përgjigj: “Mendoj se Shqipëria e 2016-ës ka qenë një skuadër, e cila nuk vuante shumë në aspketin mbrojtës pasi mbyllnim mjaft mirë të gjitha hapësirat dhe nuk u jepnim mundësi rivalëve që të na shënonin lehtë. Situatë tjetër shikoj tani pasi mendoj se Shqipëria aktuale pëson më lehtë gol, por ndryshe nga ne ka lojtarë më të rrezikshëm në sulm. Lojtarë të cilët dinë që të interpretojnë mjaft mirë edhe kundërsulmet e shpejta”, analizoi 40-vjeçari.

Cana sheh gjithashtu me pozitivitet përballjen e të dielës me Polonisë, për të cilën thotë se nuk është në momentin më të mirë.

“Në të tilla situata ka shumë rëndësi momenti i skuadrave dhe jam i mendimit se momenti flet për Shqipërinë. E kam ndjekur Poloninë në takimin e fundit me Ishujt Faroe dhe jam i mendimit se është në vështirësi edhe pse ka lojtarë të mëdhenj, të cilët mund të bëjnë diferencën nga momenti në moment”, përfundoi Cana.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme