Lotaria Shtetërore e Maqedonisë reagon ndaj akuzave të opozitës

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë hedh poshtë akuzat e partive opozitare duke i cilësuar si të pavërteta dhe në dëm të procesit që sipas tyre ndalon organizimin ilegal të lojërave të fatit. Në reagimin e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë thuhet se procedura bëhet me qëllim kontrollin e përgjegjshëm të lojërave të fatit dhe se kushtet janë të përcaktuara në mënyrë të qartë se kush mund të ketë qasje dhe kush jo.

Tenderi është në proces e sipër për përzgjedhjen e kompanive apo shoqërive aksionare që do të ndajnë mbikëqyrjen dhe organizimin 51 me 49 për qind në favor të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë. Deri tani sipas tyre janë paraqitur dhjetëra kompani, shumica prej tyre të themeluara në Maqedoni të Veriut. Nga ky organ thonë se qëllimi është demonopolizimi i lojërave të fatit online dhe rritja e transparencës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme