LR PDSH nuk ka ende listë emrash, por thonë se shqyrtimet do të bëhen këto ditë dhe vendimi do të merret nga kryesia qendrore. Pas kësaj emrat do të bëhen publik.
“Jemi në fazën përfundimtare të riorganizimit të partisë, i cila është zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas kësaj do të fillojmë me përgatitjet për zgjedhjet lokale. Mund të themi se do garojmë në të gjitha komunat edhe atë me emra eminent të shoqërisë tonë”, thonë nga LR PDSH për televizionin Shenja.