LSDM: Çmimet më të larta për 9 %, ndërsa paga minimale rritet për 100 %

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rend dite janë ndryshimet në Ligjin për pagën minimale të propozuar nga Qeveria.

– Advertisements –

“Paga minimale rritet nga 15 200 në 18 000 denarë, që nënkupton se 80 000 punëtorë do të marrin nga 45 euro më shumë. Kjo është pagë minimale dyfish më e lartë, krahasuar me pagën minimale në kohën e VMRO-DPMNE-së, kur ishte vetëm 8 800 denarë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LSDM-ja.

Sipas kësaj partie në vitin 2014 vlera e shportës sindikale ka kushtuar 32.133 denarë, ndërsa në dhjetor të vitit 2021 shporta sindikale ka kushtuar 35.042 denraë.

“Kjo nënkupton se për 7 vjet, 9 për qind është rritur vlera e shportës sindikale, për shkak të çmimeve më të larta, ndërkohë që paga minimale për periudhën e njëjtë është rritur për 100 %”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, nga ku shtojnë se kjo parti është në anën e punëtorëve dhe po përmirëson standardin jetësor të qytetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme