LSDM: Djegia e fotografive të politikanëve është sulm mbi demokracinë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar për djegien e fotografisë nga disa protestues në Sidney të Australisë. Nga LSDM thonë se djegia e fotografisë së liderëve politik është sulm mbi demokracinë.

“Djegia e fotografive të liderëve politik, nuk është sulm mbi persona, por sulm mbi demokracinë dhe vlerat demokratike, por qytetarët nuk lejojnë urrejtje dhe mëkati i individëve të dëmtojë interesat shtetërore. Maqedonia e ka fituar urrejtjen, ju ka dhënë fund ndarjeve dhe zgjodhi të ecë përpara si moderne dhe shtet demokratik”, thonë nga LSDM.

Ata më tej shtojnë se qytetarët e Maqedonisë mbështesin politikat e miqësisë dhe bashkëpunimit dhe se ky akt, nuk do ta pengojë Maqedoninë të ecë drejtë NATO-s dhe BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme