Sipas kësaj liste, në komunat e Shkupit, gjegjësisht në njësinë zgjedhore numër 1 bartës është Stevo Pendarovski, ndërsa ministri i tanishëm teknik i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, gjithashtu do të jetë pjesë e komunave të Shkupit si dhe në komunat të cilat zënë pjesën veriore të vendit.
Zoran Zaev bartës në njësinë zgjedhore numër 4, kurse Radmilla Sheqerinska në njësinë numër 5, Petre Shilegov në të 6, e menjehere pas tij renditet kandidatja shqiptare, Gjylymsere Kasapi. Këto janë lista jozyrtare të LSDM-së me të cilat do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit./Telegrafi/