Ka reaguar LSDM lidhur me aferën “Parcela kriminale”, ku sipas tyre janë përvetësuar rreth 1.6 milionë euro, dhe e gjitha kjo të çon te njerëzit e VMRO-DPMNE-së.
“Të gjitha rrethanat në aferën “Parcela kriminale” në të cilën janë përvetësuar rreth 1.6 milionë euro, çojnë në njerëz të VMRO-DPMNE-së, Shtëpisë së Bardhë dhe të afërm të Hristijan Mickoskit. Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në këtë aferë kriminale janë të lidhur ngushtë me VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin. Andaj Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të thotë se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura nga “Parcelat Kriminale”? A kanë përfunduar 1.6 milionë euro për financimin e partisë së tij VMRO-DPMNE? Apo për të financuar fushatat e VMRO-DPMNE-së? A e përdori Mickoski skemën e njohur të mentorit të tij Nikolla Gruevski dhe përmes truprojës i fshehu gjurmët e pompimit të parave nga EVN, siç bëri Gruevski me parcelat në Vodno? Këto dyshime për të cilat po flasim bazohen në të gjitha informacionet që dolën në opinion se bëhet fjalë për një skemë kriminale. Ne si përfaqësues të qytetarëve kemi obligim të luftojmë për interesat e tyre. Mickoski nuk duhet të ikë nga publiku por të dalë dhe të përgjigjet. Kjo çështje duhet të marrë një zgjidhje efektive ligjore dhe të gjithë të përfshirët duhet të mbajnë përgjegjësinë e duhur ligjore, pavarësisht se kush është. VMRO-DPMNE dhe Mickoski të mos tentojnë të bëjnë presion, por t’i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre”, thuhet në komunikatën e tyre.