LSDM i bëri thirrje prokurorisë të hapë hetim ndaj kryeministrit Mickoski

Gazetare: Ajnur Bafqari

Derisa Gostivari vazhdon të jetë pa ujë të sigurt për pije, përplasjet politike për përgjegjësinë janë intensifikuar. Një ditë pasi autoritetet konfirmuan praninë e një bakteri në ujë, LSDM akuzoi institucionet për mungesë transparence dhe keqmenaxhim të situatës. Sipas opozitës, uji që ishte shpallur i përdorshëm për nevoja teknike ka paraqitur rrezik për qytetarët. LSDM kërkon nga Prokuroria të hapë hetim dhe të përcaktojë përgjegjësinë e zyrtarëve kompetentë.

Qeveria ka konfirmuar zyrtarisht praninë e bakterit Pseudomonas aeruginosa në ujë. Uji që autoritetet e shpallën si i përdorshëm për çështje teknike, dhe thanë se qytetarët mund ta përdornin, rezulton se përmban bakter. E frikshme! Kjo do të thotë se qytetarët e Gostivarit janë larë me ujë që përmban një bakter i cili paraqet rrezik për shëndetin. 02:09Prokuroria duhet të hapë menjëherë një hetim dhe duhet të ketë përgjegjësi penale për Hristijan Mickoskin, Sasho Klekovskin dhe të gjithë personat përgjegjës në institucionet që heshtën dhe nuk morën masa ndërkohë që shëndeti i mijëra qytetarëve ishte i rrezikuar“, tha Elena Radeska, LSDM.

VMRO-DPMNE iu kundërpërgjigj duke pretenduar se problemi me ujin në Gostivar nuk është i ri. Partia publikoi raporte për të cilat thotë se tregojnë se edhe gjatë viteve 2022 dhe 2023, kur LSDM ishte në pushtet, uji ishte shpallur disa herë i pasigurt për konsum, ndërsa qytetarët, sipas saj, nuk ishin informuar dhe kishin vazhduar ta konsumojnë.

“Konkretisht më 15.09.2022 kemi raport ku shkruan se uji në Gostivar nuk është i sigurt për pije. Më 07.10., një muaj më vonë, derisa LSD ishte në pushtet, poashtu uji nuk ishte i sigurt për pije, por ata nuk u kanë treguar qytetarëve se nuk duhet të konsumohet. Dy muaj më vonë, 17.12.2022 përsëri nuk është i sigurt për pije, për shkak të numrit të rritur të bakterieve koliforme. Shkojmë më tej 24.03.2023, 21.06.2023, LSDM derisa ishte në pushtet nuk u tha qytetarëve të Gostivarit se uji nuk ishte për konsumim, kështu që i la të helmohen”, deklaroi Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.

Ndërsa institucionet dhe partitë politike vazhdojnë përplasjet me akuza të ndërsjellta, qytetarët e Gostivarit mbeten në pritje të zgjidhjes së problemit dhe të rezultateve përfundimtare nga analizat e ujit./Alsat.mk.

The post LSDM i bëri thirrje prokurorisë të hapë hetim ndaj kryeministrit Mickoski appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme