LSDM-ja akuzon Mickoskin se vazhdimisht i dikton detyra kryeprokurorit Nenad Saveski

LSDM-ja opozitare akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se vazhdimisht i dikton detyra kryeprokurorit Nenad Saveski. Sipas LSDM-së Mickoski urdhëron, ndërsa Saveski zbaton dhe diktatin e ri kryeministri e bëri në ditë feste me deklaratën se durimit të tij i ka ardhur fundi. “A ka mbetur më dikush në vend që ende nuk e ka të qartë se gjyqësori dhe prokuroria janë nën kontrollin e plotë të Mickoskit. Prandaj nuk ka drejtësi në Maqedoni, prandaj nuk ka reforma, prandaj jemi të bllokuar dhe me rrugë të bllokuar drejt Evropës”, reagon LSDM-ja. Sipas kësaj partie Mickoski nuk i zbaton reformat sepse nuk dëshiron gjyqësor të pavarur, nuk dëshiron Prokurori Publike Evropiane. LSDM-ja thekson se pas këtyre deklaratave skandaloze të Mickoskit, minimumi që mund të bëjë Saveski është të japë dorëheqje, që sot./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme