LSDM-ja e cilëson si jokushtetues pr/ligjin për shkollat fetare i cili mori dritë jeshile nga qeveria

LSDM-ja e cilëson si jokushtetues pr/ligjin për shkollat fetare I cili mori dritë jeshile nga qeveria. Sipas socialdemokratëve ligji është kundërshtim me karakterin secular të shtetit ndërsa dëshmi për këtë është edhe vendimi i qeverisë së kaluar që u anulua nga Gjykata Kushtetuese.

“Përpjekja e VMRO-DPMNE për të integruar shkollat fetare në sistemin arsimor publik përbën shkelje direkte të kushtetutshmërisë dhe parimit sekular, i cili është thellësisht i rrezikuar nga ky hap i qeverisë. Kujtojmë se vetëm disa muaj më parë, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Vendimin e Qeverisë për dhënien e lejes për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” në Kondovë. Tani, duke shkuar kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rendit kushtetues, VMRO-DPMNE po përpiqet të legjitimojë vendimet kundërkushtetuese të Qeverisë”, tha Bogadanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme