LSDM-ja propozon masa parandaluese ndaj ndotjes së ajrit

Gazetare: Linda Ebibi

Partia opozitare LSDM vazhdon të insistojë se qeveria duhet t’i zbatojë masat e tyre të propozuara për uljen e ndotjes së ajrit.

Ata madje shtuan listën e propozimeve për pushtetin lokal dhe qendror. LSDM kërkon që komunat të miratojnë programe subvencionimi për blerjen e sistemeve ekologjike të ngrohjes në ndërtesat publike, subvencione për blerje biçikletash, subvencione për pastrimin e oxhaqeve, për blerjen e pompave të nxehtësisë, kolektorëve diellorë, kondicionerëve inverter dhe teknologjive të tjera të pastra. Të sigurohet dhe të vendosen pastrues ajri në të gjitha kopshtet dhe shkollat komunale. Në Shkup të sigurohen autobusë të rinj ekologjikë për qytetin e Shkupit.

Autoritetet lokale të qytetarëve të sigurojnë dru ekologjik të ashtuquajtur të thatë për dru zjarri. Ata gjithashtu akuzojnë pushtetin se po rrezikon shëndetin e qytetarëve me mosveprimin e tyre.

“Qytetarët nuk mund të mbyten, shëndeti i tyre të rrezikohet kurse DPMNE të flejë si qeveri, qendrore dhe lokale. Si opozitë premtuan 1 miliard euro investime dhe 50% ulje të ndotjes, por nuk ka asgjë nga këto. Nga kredia nga Hungaria, në vlerë prej 250 milionë eurosh, qeveria nuk ndau asnjë euro për uljen e ndotjes së ajrit. Dhe ky është një tjetër konfirmim se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asgjë”, tha Kaja Shukova, nënkryetare e LSDM-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme