Një ditë pas vizitës se shefes së Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lajen, LSDM-ja kërkon përgjigje nga kryeministri Mickoski të tregojë se si do ta zhbllokojë procesin eurointegrues. Socialdemokratët akuzojnë Mickoskin se ka çuar vendin në izolim dhe nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet për kthimin e emrit të vjetër të shtetit, shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës apo përmirësimin e pozitës negociuese.
Takimi bilateral do të thotë pozitë më e keqe për Maqedoninë. Shndërrohet në problem mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa BE-ja nuk do ta trajtojë më si çështje e Unionit, por do ta lënë në duart e Bullgarisë. Fon der Leyen saktë tha: Zhbllokoni procesin, pastaj do të ketë udhërrëfyes për Maqedoninë. Në të kundërtën Maqedonia mbetet jashtë BE-së. Fon der Leyen konfirmoi se identiteti maqedonas është i pranuar nga BE-ja. Çfarë mbron tani Mickoski? Mickoski duhet të del para publikut dhe të përgjigjet!- Bogdanka Kuzeska – Zëdhënëse e LSDM-së./Aslat.mk
The post LSDM: Mickoski nuk mbajti premtimet për rrugën drejt BE-së appeared first on Alsat.



