LSDM: Provat për rolin e qeverisë në konfliktin e Kumanovës – pas zgjedhjeve

Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së as televizioni Sitel, e as të gjitha mediat nën kontrollin e tij nuk mund t`i ndihmojnë në manipulimet e porositura, ku në mënyrë të pasuksesshme po tentojnë që ta fshehin faktin se në mënyrë klandestine ia kanë ulur kompetencat ministrit të Punëve të Brendshme, me qëllim që të pengojnë marrëveshje dhe zgjedhje të lira e demokratike, porositi Lidhja opozitare Socialdemokrate e Maqedonisë.
“Në Maqedoni do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe demokratike, ku populli do ta çojë në histori këtë pushtet kriminel dhe korruptues të Nikolla Gruevskit. Në zgjedhje të tilla të rregullta do të zgjidhet një qeveri e ndërgjegjshme e udhëhequr nga LSDM, e cila do të punoje në interesin e qytetarëve, ndërsa të gjithë që kanë punuar kundër ligjit do të përgjigjen. Atëherë do të bëhet e qartë se vepër e kujt është incidenti në Lagjen e Trimave që ndodhi me 9 maj të vitit të kaluar dhe pse Qeveria e Gruevskit nuk e ka penguar grupin kriminal-terrorist, pasi që opinioni dëgjoi se funksionarë të lartë të saj kanë pasur edhe informacione, dhe si duket edhe kontakte me të”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme