LSDM: Skenari i Mickoskit dhe partnerëve të tij të koalicionit dështoi

LSDM ka dënuar incidentitn e mbrëmshëm dhe ka akuzuar partinë opozitare se po tenton të destabilizoj vendin. sipas tyre, Hristijan Mickoski nuk është kurrfarë viktime, por është regjisor i skenarit të përgjakshëm, skenar i përgjakshëm me partnerët e tij të koalicionit E Majta dhe Aleanca, i cili në fund dështoi.

“Mickoski mbrëmë nuk ishte cak por vetëm e luajti rolin më të keq për shtetin dhe qytetarët. Sjellja e opozitës është e turpshme, e tmerrshme dhe e rrezikshme e cila mundohet të tregojë një lloj tensioni ndëretnik të cilat në tërësi janë shkaktuar nga përfaqësuesit më të lartë të partive në opozitë. Cufi Koka është personi i cili sipas skenarit të përgjakur të Mickoskit duhet të veprojë si sulmues i tij dhe i njejti person dje ishte arrestuar menjëherë”, shtuan nga atje.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një person i cili është vëllai i një anëtari të lartë të partnerit të koalicionit të Mickoskit, Aleanca për Shqiptarët, i cili ishte emëruar drejtor në Ndërmarrjen Publike Higjiena Komunale-Shkup.

Bëhetë fjalë për vëllain e kryetarit të degës së Aleancës në Çair dhe funksionar kryesor në fushatën e Danella Arsovskës.

“Gjithçka është e rreme në VMRO-DPMNE, madje edhe ky skenar i përgjakshëm i cili dështoi mbrëmë. Ata në përgjithësi edhe nuk kanë strategji tjetër përveç krijimit të tensioneve, konfliktit dhe frikës te qytetarët. Janë të gatshëm të sakrifikojnë njerëz për qëllimet e tyre politike, janë të gatshëm ta djegin gjithë shtetin. Këtë nuk do ta lejojmë. Nuk janë në pyetje kurrfarë tensione ndëretnike por skenar i përgjakur politik të cilin tashmë e kemi parë”, thonë nga LSDM.

Në fund nga atje shtuan se nuk do të lejojnë destabilizim dhe të gjithë skenarët e tyre shkatërrues sërish do të mposhten.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme