LSDM-ja ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të pushtetit lokal, Ivan Stoilkoviq, i cili, sipas kësaj partie, po e zbaton agjendën serbo-ruse.
Ajo deklaroi publikisht: në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid. Kjo është në kundërshtim me aktgjykimet e formës së prerë të gjykatave ndërkombëtare. Për Ratko Mlladiqin thotë: gjeneral i Republikës Serbe, njeri që e mbronte popullin. Mlladiqi është kriminel lufte i dënuar. Kjo nuk është histori. Kjo është politikë që relativizon krimet dhe i thellon ndarjet.”, thekson LSDM.
Sipas partisë opozitare: “Stoilkoviqi nuk qëndron rastësisht pranë saj.
“Bashkëpunëtor i BIA-s. Ministër që punon për interesa ruse dhe kineze.”, thekson LSDM-ja, e cila e kritikon Stoilkoviqin edhe për pjesëmarrje në fushatën e SNS-së, së Aleksandar Vuçiqit në Serbi dhe regjistrimin e shtetasve të Maqedonisë për të votuar në Serbi.



