Lideri i social-demokratëve Zoran Zaev pretendon që komunën më të dendur në Maqedoni për nga popullata, ta fus nën gjirin e saj përmes kandidimit të një shqiptari për kryetar të kësaj komune.
Ky kandidat, nga burim brenda LSDM-së është as më shumë e as më pak, por deputeti aktual i kësaj partie në Kuvendin e RM-së Muhamed Zekiri-Muki.Zekiri deri para pak muajve ishte gazetar dhe kritik i pushtetit aktual, përfshirë BDI-në.
Komuna e Çairit ka qenë target më i shpesht i kritikave të tija, andaj besohet se Zaev të ketë t’ia besojë mundësinë për ta udhëhequr këtë komunë me shumicë shqiptare.