Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot i kanë dërguar një shkresë Gjykatës Kushtetuese ku kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe të refuzoj kërkesën për shfuqizimin e të dielës si ditë jopune.
“Lidhur me seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë apelon në Gjykatën Kushtetuese që të mbështesë marrëveshjen e partnerëve social – që e diela të jetë ditë jopune për numrin më të madh të punëtorëve, përveç për aktivitetet që partnerët socialë i përcaktuan si përjashtim për shkak të domosdoshmërisë së kryerjes së vazhdueshme të proceseve të caktuara prodhuese”, shkruhet në njoftimin e LSM-së.
Ata theksojnë se Gjykata Kushtetuese është e detyruar që vendimin e saj ta bazojë në ligjet kombëtare dhe standardet ndërkombëtare të punës që janë pjesë e legjislacionit kombëtar, si dhe të kujdeset për pozitën e barabartë të punëtorëve dhe qytetarëve në shtet pa diskriminim dhe në mënyrë të plotë respektimi i te drejtave te njeriut.