LSM nuk i mori 2.806 denarët e kërkuara për të gjithë, tani do ta padisë shtetin

Gazetar: Ile Petrevski

Sindikalistët kërcënuan autoritetet se do të ngrenë padi kolektive kundër shtetit në gjykatat e brendshme, dhe në Këshillin e Evropës, shkruan Alsat.

Mbështetje do të marrin edhe nga sindikatat e tjera nga Evropa, paralajmëroi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

Do të ngrihen padi për shkak se nuk janë respektuar një pjesë e ligjeve dhe kontratave kolektive në sektorin publik, për paga më të larta sipas rritjes së pagës minimale.

“Në vend që nga 01.07. 2022 të marrim paga të rritura, lineare dhe solide prej 2 806 denarëve, kemi marrë nga 7 deri në 100 për qind rritje të faturave të energjisë elektrike. Në vend që të kemi rritje lineare prej 2 806 denarëve, kemi rritje të çmimeve në dyqane, për shkak të rritjes së çmimeve të rrymës dhe derivateve të naftës. Prandaj LSM vendosi për këtë hap për padi gjyqësore kolektive, si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë vendor ku nuk patëm rritje rroge”, tha Dimovski.

Sindikalistët thonë se shteti duhet të rrisë pagat e tyre tani, se sa të zbrazë buxhetin edhe më shumë kur ti humb rastet gjyqësore.

Ndërkohë greva e përgjithshme vazhdon në institucionet shtetërore.

Deri më tani, sipas sindikatës, pagat e punonjësve janë rritur në 33 ndërmarrje publike, ndërsa në 12 po negociohet.

Në nivel lokal, gjegjësisht në pesë komuna, të punësuarit kanë marrë paga më të larta për 2 806 denarë, ndërsa sindikalistët po negociojnë me plus 14 kryetarë komunash, për ta bërë të njëjtën gjë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme