Nën moton “Punëtorët janë shteti”, Këshilli i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë me propozim të Kryesisë së LSM-së, njëzëri solli vendim të organizojë protestë për 1 Maj në Ditën Ndërkombëtare të Punës.

“U bëjmë thirrje sindikatave tona simotër, të gjithë punëtorëve dhe qytetarëve, pensionistëve, punëtorëve falimentues, të papunëve dhe studentëve të këtij vendi, është koha që ata të na bashkohen dhe të na mbështesin, pra të na bashkohen pa rezervë në të gjitha aktivitetet në këtë rrafsh që do të ndërmarrim në periudhën e ardhshme. Është e palejueshme në Maqedoni që funksionarët të rrisin pagat prej 78 për qind, kurse punëtorët 0 për qind”, thuhet në kumtesën e sotme të LSM-së.

Nga LSM-ja theksojnë se është e palejueshme që punonjësit në sektorin publik të mos kenë të drejtën e përfitimit të pushimit vjetor si kolegët e tyre në sektorin privat.

“Është e papranueshme të shkelet dinjiteti i punëtorëve dhe e drejta për orar të denjë të punës si një përfitim civilizues, duke vendosur 60 orë punë në javë për të përmbushur dëshirat e shefave, funksionarëve dhe individëve”, thonë nga LSM-ja dhe shtojnë se sindikalistët se më 1 maj po dhe në periudhën e ardhshme do të dalin në rrugë në protestë për të shprehur pakënaqësinë e punëtorit, ndërsa punëtorët dhe qytetarët së bashku me ta duhet të shprehin pakënaqësinë e tyre.

Nga LSM-ja paralajmërojnë se protesta fillon më 1 maj 2023 në orën 12:00 para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatës së Maqedonisë në Shkup.

“Lufta është e përbashkët e të gjithëve, dil sot me punëtorët, sepse nesër do të jetë vonë! Rroftë dinjiteti i punës! Të gjithë së bashku”, theksohet në kumtesën e Lidhjes së Sindikatës së Maqedonisë.