Gazetar: Melihate Rustemi
Rishikimi i buxhetit ka shkaktuar revoltën e Lidhjes së Sindikatave. LSM-ja përkujton se në bisedimet për Marrëveshjen Kolektive për sektorin publik u arrit marrëveshje për rritjen lineare të pagave për së paku 2806 denarë, ndërsa Qeveria siguroi se paratë do të parashikohen në rishikimin e buxhetit. Lidhja e Sindikatave thotë se për fat të keq u dëshmua se pushteti vetëm ka blerë kohë dhe ka luajtur me fatin e mbi 130 mijë punëtorëve në kohën kur kriza ekonomike, energjetike dhe inflacioni po i fshin pagat. Lidhja e Sindikatave kërkon takim urgjent në Qeveri për të konfirmuar edhe njëherë marrëveshjen dhe fillimin e realizimit të saj, shkruan Alsat.
“Nëse nuk arrihet marrëveshje për 2806 denarë tani, nga shtatori e njëjta të jetë 18,4 për qind aq sa u rrit paga minimale në pajtim me Ligjin, që për të cilën u zotua edhe Qeveria”, theksohet në reagimin e LSM-së, thonë nga Lidhja e Sindikatave
Sindikatat përkujtojnë se kërkuan rritjen e pagave që nga 1 maji dhe për këtë qëllim në rrugë dolën mbi 7500 punëtorë, të cilët në mënyrë të qartë përcollën porosinë se rritja e pagave është e domosdoshme tani, por është mëse e qartë se porosia nuk është kuptuar.
“LSM-ja këmbëngul që të ndihmohen punëtorët me të ardhura të ulëta dhe për këtë qëllim kërkesa për rritjen e pagave për 2806 denarë menjëherë është zgjidhje solide. Në të kundërtën me sinjalet që dërgohen me rishikimin e buxhetit, do të zhduket solidariteti dhe punëtorët do ta kërkojnë atë që iu takon me ligj”, thotë LSM”, Lidhja e Sindikatave
Një muaj më parë Lidhja e Sindikatave dhe Qeveria filluan dialogun social për rritjen e pagave për 2806 denarë për sektorin publik. Një ndër pikat ishte edhe kthimi i regresit për pushimin vjetor në vitin 2023. /Alsat.mk