LSM-së i merret Shtëpia e Punëtorëve?!

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njofton se sipas informative që ka, Gjykata Supreme ka vendosur që të merret objekti i Shtëpisë së Punëtorëve, e cila prej fillimit të ndërtimit në vitin 1958 është në pronësi Lidhjes së sindikatave. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov paralajmëroi se do të bëjnë gjithçka për të mos lejuar që të merret objekti. Lidhja e Sindikatave do të kërkojë dorëheqjen e kreut të Supremes.

“Ka sjellë një gjykim me çka anulon të gjitha procedurat e filluara nga viti 1992, prej qeverive të atëhershëm, funksionarëve, dhe avokatëve të atëhershëm, që janë në emër të LSM-së, mbi baza të argumenteve të përgjithshme. Më shumë se 15 vendime gjyqësore, prej të cilave 6 vetëm në rastin e fundit të vitit 2005 deri më tani, më shumë se 15 vendime të autoriteteve administrative, gjykata transformon, anulon dhe thotë se për shkak të supozimit se sindikatat në atë sistem nuk mund të dispononin me mjete të tilla, për shkak të supozimit se vendimi është më i lartë se kushtetua e shtetit në atë sistem dhe sot, dhe sepse gjykatësit e sotëm, të cilët kryesojnë këshillin në gjykatën supreme, të cilët asokohe ose nuk kishin lindur, ose ishin në pelena, vendosin se si vendosën autoritetet e atëhershme të atij vendi, pjesë e të cilit ishte Maqedonia”, deklaroi Sllobodan Trendafillov, Kryetar I Lidhjes së Sindikatave. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme