Rreth 150 fëmijë morën pjesë në një protestë të organizuar në Hamburg, më saktësisht në rrethin e Saint Pauli, kundër përdorimit të tepruar të telefonit të mençur nga prindërit.
“Luaj me mua, jo me smartfonin”, ishte slogani që përdorën organizatorët e kësaj ngjarje.
Thirrja e 7-vjeçarit Emil Rustige në Facebook çoi në organizimin e ngjarjes dhe ai u kujdes për situatën, duke bindur prindërit e tij për të shkuar në stacionin e policisë për të kërkuar autorizimet e nevojshme për të marshuar me bashkëmoshatarët.
Të shoqëruar nga zbatuesit e ligjit, fëmijët donin të kërkonin të drejtën për herë të parë në mënyrë origjinale.
Një zëdhënës i zbatimit të ligjit tha: “Ne kemi menaxhuar seriozisht demonstratën e fëmijëve, sikur të ishte organizuar nga të rriturit”. Së fundmi, rebelimi kishte epilogun e tij brenda një sheshi lojrash.