E mërkurë, 16 Nentor 2016 – Sakte.net /
Fatos Lubonja ka komentuar efektet e fitores së Trump dhe efektet që do të ketë ajo në shkallë botërore.
Ai e ka parë triumfin e manjatit të ndërtimit si një giditje ndaj sistemit neoliberist global.
Por në analizën që ai bën në gazetën “Panorama” ai parashikon që kjo ngjarje të ndikojë në fuqizimin e të djathtës ekstreme nacionaliste, ”si triumfi i Brexit në Britani, fuqizimi i Marine Le Pain në Francë, fuqizimit të së djathtës ekstreme në Austri, politikave të Urbanit në Hungari, të Kazinskit në Poloni, të Salvinit e pjesërisht të lëvizjes Pesë Yjet në Itali, referendumit në Holandë për dalje nga Europa etj”.
Dhe për Lubonjën e gjithë kjo valë mund të cojë në prishjen e projektit të Europës së Bashkuar si “një nga projektet më të bukura në historinë e njerëzimit, por që u keqpërdor nga oligarkitë europiane dhe establishmentet e korruptuara të sistemit neoliberal global. Shtetet kombe, që kishin lëshuar një pjesë të sovranitetit të tyre në emër të një të mire mbinacionale, me shumë gjasa do t’i rikthehen përsëri idesë së superioritetit të shtetit komb, duke kaluar në një gjendje që shpejt i është gjetur edhe mbiemri “hipersovraniteti”. Në këtë këndvështrim i ka parë ai edhe efektet e fitores së Trump mbi Shqipërinë dhe Kosovën. Ja sec shkruan:
“Lidhur me efektin e këtyre zgjedhjeve në prishjen e projektit europian do të thoja se, nëse ndodh një gjë e tillë, humbësit më të mëdhenj do të ishin vende si Shqipëria apo Kosova. Kjo për disa arsye:
Së pari, Shqipëria dhe Kosova nuk bëjnë pjesë në shtetet kombe të fuqishme, përkundrazi, janë shumë të dobëta ekonomikisht dhe politikisht. Për faj të klasës politike që ka kërkuar legjitimitetin e vet tek establishmenti europian dhe amerikan dhe jo te puna për forcimin e shtetit të së drejtës dhe ndërtimin e një ekonomie të shëndoshë, ato mbijetojnë kryesisht në sajë të emigracionit dhe ndihmave europiane që parashikon ky projekt. Në një Europë ku çdo shtet kërkon të largojë e refuzojë emigracionin dhe të shikojë interesin e vet, Shqipëria dhe Kosova do të dobësoheshin sepse kanë shumë më pak fuqi se vende të tjera ballkanike për t’u mbështetur në këmbët e veta.
Së dyti, një Shqipëri dhe Kosovë pa projektin europian do të ishin më të rrezikuara se vendet e tjera ballkanike edhe për sa u përket standardeve të lirisë e demokracisë së brendshme