Lufta kundër korrupsionit e krimeve të organizuara, Altin Dumani: Grupet shqiptare prezente në Ekuador! Bashkëpunimi me vendet e Amerikës Latine i vështirë, por…

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka konfirmuar se grupet kriminale shqiptare janë prezente në vendet e Amerikës Latine, konkretisht në Ekuador.


Në fjalën e tij në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, e cila mbahet në Kuvendin e Shqipërisë, Dumani u shpreh se SPAK ka një bashkëpunim të mirë me autoritetet e Ekuadorit.

“Sa i takon Ekuadorit, kemi konstatuar në hetimet tona që grupet e krimit shqiptar janë prezente në Ekuador. Kemi një bashkëpunim të mirë me autoritetet në Ekuador. Vetëm në 2024 kemi konsoliduar një marrëdhënie bashkëpunimi me autoritetet e Ekuadorit

Patjetër, bashkëpunimi me Ekuadorin dhe vendet e tjera të Amerikës Latine është i vështirë, por ne si SPAK ia kemi dalë të kemi kontakte, të shkëmbejmë informacione dhe të ndërtojmë hetime kundër grupeve kriminale shqiptare. Këtë e kemi bërë me shumë shtete të Amerikës Latine. E kemi bërë me Brazilin, Argjentinën, Kolumbinë dhe vende të tjera ku ka grupe të krimit të organizuar shqiptar.”, tha Dumani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme