“Lufta” mes bandave në Athinë, zbulohet identiteti i njërit prej viktimave (EMRI)

Adil Tefa nga Korca është njëri prej tre viktimave, që humben jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e shkëmbimit të zjarrit midis një “Mercedes-i” dhe një “Audi”.

Athina u përgjak mbrëmjen e djeshme nga të shtënat me armë zjarri në dy lagje të ndryshme të saj që lanë pas 2 të vdekur dhe 3 të plagosur, mes të cilëve dy policë.

Dy shtetasit shqiptarë të vrarë mësohet se janë me inicialet J. T dhe G. A, rreth 30-vjec, të dy me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Sipas informacioneve më të fundit, ngjarja ka nisur në rrugën “Krotidou” në lagjen “Kato Patisia” ku nga një automjet “Mercedes- Benz” është hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motorri, duke e plagosur rëndë. Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona, mes të cilëve në timon edhe babai i viktimës.

Duke parë ngjarjen, ky i fundit ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz”, duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga një automjet në lëvizje duke mbetur i plagosur. Një tjetër person, ndërkohë ka dalë nga automjeti tip “Mercedes-Benz” dhe me kërcenimin e armës ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të.

Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku burimet flasin se ka tentuar të grabisë një karburant dhe një market. Më pas ka dalë në rrugë dhe ka ndaluat një patrullë policie duke e menduar për taxi. Sapo ka parë policët, ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur ndërkohë që edhe policët janë kundërpergjigjur duke e vrarë shqiptarin.

Mësohet se dy shqiptarët e vrarë, te cilët rezultojnë shokë me njeri-tjetrin pasi të dy ndodheshin në automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë edhe të arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë.

Burimet konfirmuan se ka vdekur shtetasi shqiptar i cili pasi doli nga mjeti “Audi” u godit nga një makinë në ecje. Mjekët konfirmojne se edhe ai kishte plagë plumbash, ndoshta nga shkëmbimi i zjarrit me mjetin “Mercedes-Benz”./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme