Kompania e Google ka ndaluar opisionin “live traffic” nga aplikacioni i Google Maps për Ukrainën në mes të një sulmi nga Rusia.
“Live traffic” është një opsion i cili tregon trafikun dhe lëvizjen e mjeteve në rrugët e të gjitha shteteve.
Kjo është një masë parandaluese për ushtrinë ruse që të navigojnë në Google për të parë situatën e lëvizjeve në rrugët e Ukrainës.
Kompania ka konfirmuar për BBC se të gjitha opsionet e tjera të këtij aplikacioni do të funksionojnë normalisht.