Lufta në Ukrainë, Kurti: Zyra ruse në Prishtinë po vëzhgohet, Serbia tentoi të më fusë në kurth

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Rusisë janë shumë të ngushta dhe në këtë kohë kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukainës, Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë është duke u vëzhguar.

Tha se s’ka komunikim në mes të kësaj zyre dhe qeverisë që ai udhëheq.

Ne nuk kemi komunikim me të mirëpo ajo ndodhet nën vëzhgimin e plotë të organeve tona kompetente por padyshim që nuk janë pasiv as aleatët dhe partnerët tanë”, tha Kurti.

Deri kur do të marrim ndonjë udhëzim për shkak të fakteve të reja që të veprojmë në ndonjë veprim të caktuar do të ngelet kështu siç është, mirëpo në momentin që ne sadopak vërejmë se ndodhin gjëra të rrezikshme ose të paparashikuara padyshim që s’do të hezitojmë për asnjë moment”, tha Kurti në KTV.

Sakaq Kurti ka deklaruar se Serbia ka tentuar ta fusë në kurth, ku vetë Kurti do të përfundonte duke mos e njohur Republikën e Kosovës. Kurti tha se nuk e ka synuar njohjen e Serbisë më këtë shkëmbim letrash për zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës, mirëpo thotë se duhet të respektohet kushtetutshmëria dhe ligjet e Kosovës.

“Nuk është e vërtet që unë me këtë shkëmbim të letrave kam synuar ta sigurojë njohjen e Serbisë, unë e kam ditur se Serbia nuk na njeh kësisoj, praktikisht ata kanë përgatitur si kurth në të cilën unë do të përfundoja duke mos e njohur republikën e Kosovës. Pra kushtetutshmëria e Kosovës dhe ligjit në vendin tonë, duhet të respektohen pikë së par inga vet unë edhe në një komunikim të tillë”, tha Kurti.

Ai shtoi se kritika e QUINT’it pas refuzimit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin tonë.

“Ishte një kritikë e ashpër, por ne duhet të vazhdojmë duke e respektuar vendin tonë. Më mirë është që unë të marrë kritikë të ashpër por të mos lejojmë të cenohet integriteti territorial, sesa unë të pranoj regjistra civil të strukturave ilegale të komunave paralele, dhe në këtë mënyrë qytetari Albin Kurti ta padisë kryeministrin Albin Kurti për shkelje të ligjit në Kosovë, s’e bëj dot”, tha Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme