Lufta në Ukrainë, Qeveria vendos që rezervat shtetërore të furnizohen pa procedura
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje sot, gjatë së cilës u mor vendim që të furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.
Kjo kërkesë qe u aprovua nga Qeveria, erdhi nga Departamenti i Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë.
Tutje në njoftim thuhet se gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, janë rritur sasitë e nevojshme të rezevave në përputhje me programin.
Rezervat shtetërore shfrytëzohen në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore apo luftës.
Evropa është përfshirë në luftë pas 77 vitesh, që kur iu dha fund Luftës së Dytë Botërore.
Rusia të orët e para të së enjtes ka filluar me pushtimin e Ukrainës. Momentalisht po zhvillohen luftime të ashpëra në disa fronte.
Batalionet ruse që hynë në Ukrainë nga Bjellorusia aktualisht kanë arritur Kievin ku pritet të zhvillohen luftime të ashpra, kjo sepse ukrainasit tashmë po i presin me armë të sofistikuar që erdhën ndihmë nga perëndimi.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Qeveria:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.
Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me Programin për rezervat shtetërore. Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave.