Lufta në Ukrainë, Rusët plaçkitën muzetë në Melitopol dhe Mariupol (FOTO)

Më shumë se 250 qendra kulturore janë “dëmtuar ose shkatërruar” dhe mijëra objekte janë plaçkitur që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, sipas zyrtarëve ukrainas të cituar nga New York Times.

Ndër sendet e akuzuara se janë vjedhur nga forcat e Putinit janë sende të lashta ari skith që i përkasin “njërit prej koleksioneve më të mëdha dhe më të shtrenjta në Ukrainë” të vendosura në Melitopolin e pushtuar të Zaporizhia, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Ivan Fedo.

Ari i perandorisë Scythian, që daton nga shekulli i IV para Krishtit, u nxor nga një burrë me një pallto të bardhë me “doreza speciale dhe një palë piskatore të gjatë”, i cili hyri në bodrumin e një muzeu në Melitopolis , i shoqëruar nga një grup ushtarësh të armatosur rusë, raporton New York Times.

Ndërkohë, zyrtarët e këshillit të qytetit të Mariupolit njoftuan përmes Telegramit këtë javë se forcat ruse kishin vjedhur “më shumë se 2,000 ekspozita unike” nga muzetë e qytetit të rrethuar – duke përfshirë medalje, një “dorëshkrim unik të Torahut” dhe “Ungjilli i vitit 1811 i krijuar nga shtypshkronja veneciane për grekët e Mariupolit”.

“Këshilli i qytetit të Mariupolit është duke përgatitur materialin e nevojshëm për fillimin e procedurës penale dhe për të apeluar në Interpol”, thanë zyrtarët komunalë të Mariupolit.

Duke komentuar situatën e përshkruar më sipër, Oleksandr Simonenko, një bashkëpunëtor në Institutin Ukrainas të Arkeologjisë, i tha NYT se forcat ruse “po bënin një luftë pa rregulla” dhe po “shkatërronin jetën tonë, natyrën tonë, kulturën tonë, industrinë tonë”, gjithçka”. “Ky është një krim”, shtoi ai.

Identiteti i Skitëve

Skitët ishin një grup nomad që pushtonte një zonë nga veriu i Detit të Zi deri në Kinë, qytetërimi i të cilit “lulëzoi në stepa që nga viti 800 para Krishtit deri në vitin 300 pas Krishtit tha Historiani i Universitetit Stanford Adrien Meyor./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme