“Luftë” mes ministres Edita Tahiri dhe deputetes Aida Dëguti

Deputetja Aida Dërguti, ka akuzuar sot ministrin për Dialog, Edita Tahiri, për “shpifje”, lidhur me deklaratën e saj ku ka thënë se një deputet nga opozita që i kishte shkruar një letër Unionit ndërkombëtar të telekomunikacioni (ITU), lidhur me kodin telefonik të Kosovës.

Por, deputetja Dërguti, gjatë seancës së sotme të KuvenditKosovës ka thënë se Tahiri ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për të gënjyer lidhur me këtë letër dhe për të gënjyer gjithë opinioni publik.

Fjalimi i sotëm i deputetes Dërguti nuk i ka bërë përshtypje ministres për Dialog, Edita Tahiri.

Duke mos dashur të komentojë akuzat e Dergutit, Tahiri ka thënë se Kodin tashmë e kemi marrë dhe të tjerat nuk kanë rëndësi.

“Kodin e kemi marrë, të tjerat janë të parëndësishme”, ka thënë Tahiri, shkruan “Indeksonline”.

“Kjo ministre u përpoq ta gënjen opinionin publik. Paragrafi i II-t shtron kërkesën që kodi duhet t’i ndahet drejtpërdrejt Kosovës e jo përmes Serbisë.

Pronari që na i solli Edita është Serbia. Në këtë letër Republikës së Kosovës i referohet si regjion gjeografik, emërtim që për pronar ka Serbinë.

Ky kod që legalisht është në pronësi të Serbisë në rend të parë cenon sigurinë kombëtare. Letrën që ia kam dërguar ITU-së nuk e kam dërguar në emër të Kuvendit.

Kjo letër është shkruar në bashkëpunim me ekspert vendor që kanë punuar me ITU. Edita më tha që e kam keqpërdor logon e Kuvendit, ajo harron që unë jam nënkryetare e Kuvendit dhe më lejohet ta përdori”, ka thënë Dërguti. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme