Lukaku- Roma, vjen lajmi i madh

Chelsea jep dritën e gjelbër, Lukaku afër Romës.

Presidenti i Romës, Dan Friedkin, dhe drejtori i klubit, Tiago Pinto, do të udhëtojnë sot drejt Londrës për të negociuar një marrëveshje me Chelsean për Romelu Lukakun.

Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, drejtuesit e Giallorossi janë të prirur për të arritur një marrëveshje për sulmuesin belg pas qasjes së tyre fillestare, ku “Blutë” e bënë të qartë se ata do të ishin të hapur për një marrëveshje huazimi në javën e fundit të afatit kalimtar, transmeton Gazeta Express.

Krerët e klubit nga Serie A thuhet se do të jenë të pranishëm në “Stamford Bridge” këtë mbrëmje për të ndjekur ndeshjen e Chelseas në Premierligë, kundër Luton Town, Më pas ata do të takohen me homologët e tyre për të provuar të arrijnë një marrëveshje për Lukakun.

Sulmuesi belg ka folur tashmë me Jose Mourinhon dhe pritshmëria është që ai të ulë pagën e tij në mënyrë që të shtyjë një lëvizje drejt “Olympico”, megjithëse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Marrëdhënia mes Romës dhe Chelseat është e fortë dhe besohet se largimi i 30-vjeçarit në formë huazimi është një mundësi reale për romakët.

Ndryshe, Romelu Lukaku me klubin londinez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme