Luli-Sfarqës : Mos u brengos për mua,brengosu për mashtrimin që po u bënë qytetarëve të Ferizajt

Të nderuar përfaqësues të mediave

Të nderuar qytetarë të Ferizajt

Nuk kisha qëllim për të organizuar konferencë të jashtëzakonshme për veprimin tim të ndërmarrë sot zyrtarisht, por kjo është pasojë e interesimit tuaj që unë të prononcohem më tepër për këtë çështje.

Dua të rikthesoj, veprim im është protestë dhe nuk është dorëzim ,është reagim dhe jo nënshtrim, është edhe guxim por jo frikë, është interes publik dhe jo personal, është në përputhje të plotë me besueshmërinë që më kanë dhënë votuesit e mi, është porosi për qytetarët e Ferizajt, është porosi për koalicionin e tashëm lokal, është porosi edhe për Partinë Demokratike të Kosovës. Nuk mund të lejojmë që Ferizaj të trajtohet në këtë mënyrë, as nga Qeveria lokale e as nga ajo qendrore.

Nuk mund të bëhemi ne këtu, anëtarët e kuvendit, vulë për të mbuluar veprimet e paligjshem as të Kryetarit të Komunës e as Qeverise që e udhëheq ai.

Ky veprim imi është pikërisht kundër faktit se Qeveria e Kosovës, përmes MAPL-së i ka dhënë Vulën e Qeverisë, që ky kryetar dhe kjo qeveri të mos e qajnë kokën fare për ligjet, për kushtetutën dhe të mos brengosen fare për këtë shtet. Është një zë më i lartë se sa zëri në komunë si anëtar i Kuvendit, që fatkeqësisht shumë herë ka qenë i papërfillshëm. Është një veprim për të mbrojtur interesat e qytetarëve, Për të mbrojtur interesat e bisneseve që janë futur në lajthitje po nga komuna. Për të mbrojtur vendin tim. Kjo është rruga të cilën e kam menduar për ta mbrojtur vendin tim dhe institucionet e shtetit tim, Është një përpjekje për të shpëtuar ato nga një degradim i ulët i nivelit të tyre deri në interesa personale e grupore. Kjo ka qenë rruga ime prej fillimit të mandatit tim e deri tash, Kam punuar, vepruar e reaguar bashkë me ju, Të gjithë ju e keni përcjellur punën time prandaj ky veprim i imi, kjo formë e reagimit, kjo protestë e imja nuk duhet të jetë befasi për ju.

Faleminderit për mirëkuptim!

Lulzim Aliu, nënkryetar i PDK-së në Ferizaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme