“Lumezi – linçues dhe joefikas”

Dymbëdhjetë organizata joqeveritare konsiderojnë se deklarimet e fundit të kryeprokurorit Lumezi janë të papranueshme, linçuese dhe paraqesin cenim të fjalës së lirë

Një grup i organizatave të shoqërisë civile kanë reaguar në deklarimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi, pas publikimet të disa përgjimeve, ku i përfshirë ishte edhe ai.

Ato konstatojnë se gjuha e përdorur nga Lumezi është e papranueshme dhe përbën cenim të lirisë së fjalës dhe informimit të opinionit publik.

Sipas tyre. deklarimet e tilla nga kryeprokurori shpërfaqin mos efikasitetin në punën e tij dhe mos marrjen e veprimeve konkrete në arritjen e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta.

Shumë prej rasteve që janë në procedim në Prokurorinë e Shtetit dhe aferat e tjera publike, ende nuk kanë marrë një përgjigje meritore dhe vazhdojnë të zvarritën tutje, thuhet më tutje në këtë reagim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme