Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi, shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë vitit 2017.
Në intervistën ekskluzive dhënë për “Zërin” ai thotë se viti 2016 ka qenë i suksesshëm për Prokurorinë vendore, por thotë se në vitin 2017, prokurorët do të jenë të pamëshirshëm në luftën kundër të keqes që po i kanoset Kosovës.
Sfidat me të cilat po ballafaqohet aktualisht Prokuroria e Shtetit, si dhe për hetimet që është duke i zhvilluar ky institucion, për rastin rastit “Pronto”, rastin Dehari si dhe hetimet për vdekjen misterioze të gjakovares Dafina Zhubi.
Kryeprokurori Lumezi gjatë kësaj interviste ka folur edhe për gatishmërinë e prokurorëve vendorë për t’i hetuar rastet e profilit të lartë pas marrjes së kompetencave nga prokuroret e EULEX-it, si dhe aktin e vjedhjes në shtëpinë e tij të ndodhur para një muaji. /Zëri/