Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka thënë se është turp që Mitrovica të udhëhiqet nga Agim Bahtiri.
Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, kandidatin për kryetar të komunës së Mitrovicës nga AKR, njëherësh kryetarin aktual, ka thënë se çkado që flet ai, janë gënjeshtra e pallavra.
Ka thënë se qytetarët e Mitrovicës duhet ta dënojnë me votën e tyre.
Postimi i Lushtakut në Facebook:
Te nderuar miq !
Nuk është në natyrën time t’i personalizoj gjërat ose të merrem direkt me individë, e aq më tepër me njerëz që s’janë në asnjë nivel, sikurse shembulli i kandidatit për Mitrovicë, Agim Bahtirit.
Por sharlatantizmi e injoranca me të cilën ai sillet e propagandon të gërditë dhe kur mbushet kupa të detyron ta nxjerrësh përjashta atë që ta vlon barkun përbrenda.
Është turp për një qytet emblematik siç është Mitrovica të ketë një kandidat të këtillë ta përfaqësojë e jo më të imagjinohet që ta udhëheqë komunën allasoji i Bahtirit, që në dy fjalë i ka tri gënjeshtra a budallakina kur ai flet, e që janë ushqim për titujt e lajmeve që rrisin klikimet nëpër portale. Sidomos kur flet për gjëra sikurse pëllumbat e Këshillin e Sigurimit i vë kapakun e cirkushanes.
Qytetarët e Mitrovicës duhet ta dënojnë me votë.
Dhe kështu ta pensionojnë politikisht edhe në nivelin lokal siç e kanë bërë në nivelin qendror kur ia pamundësuan sojit të këtillë të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës.
Me respekt,
Mergim Lushtaku