Isa Mustafa, ka folur edhe për fotografinë e shumë komentuar në media, ku pretendenti për ta zëvendësuar atë në krye të LDK’së, Lutfi Haziri, shihet teksa darkon me zyrtarë të lartë të PDK’së, Sami Lushtakun e Sylejman Selimin, shkruan Gazeta Express.
Mustafa ka thënë që Haziri ka dhënë shpjegimet vetë për atë fotografi, që nuk është aktuale.
Ndërsa sa i përket mungesës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve, Mustafa ka thënë se Haziri e ka telefonuar, dhe i ka treguar që këto ditë do të jetë për një vizitë në Zvicër.
“Haziri është në Zivcër, Ai ka thënë që ajo foto nuk është aktuale”, ka thënë Mustafa.
“Për këtë arsye ai nuk është këtu dhe nuk ka qenë në takimet me degët”, ka thënë Mustafa teksa ka arsyetuar mungesën e tij në mbledhjen e LDK’së.
Kreu i LDK’së gjithashtu ka treguar se deri tani nuk ështgë bërë asnjë kandidatur zyratre për kreun e partisë, edhe përkundër faktit që disa anëtarë përfshirë këtu edhe Hazirin e kanë bërë publike kandidaturën e tyre për të marrë kreun e LDK’së.
“Për kandidat nuk kemi biseduar as me Hazirin as me të tjerët. Kur të përfundon procesi, një javë ditë përpara, mundet me ardhë dhe me thanë që kam me kandidu. Por zyrtarisht nuk e kemi asnjë kandidim në LDK”, ka shtuar kreu i LDK’së.
Ndërkohë sa i përket idesë së Hazirit për të zgjedhur kreun e LDK’së, përmes një marrëveshje politike, Musafa ka thënë se kryetarin e zgjedh vetëm Kuvendi Zgjedhor i LDK’së, ashtu siç është përcaktuar përmes Statutit të partisë.