Lutfi Haziri merr vendimin për të ardhmen e tij politike

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit e kanë bërë që të mendoj për të ardhmen e tij politike.

Ai edhe pse më herët kishte paralajmëruar se nuk do të kandidoj për kryetar të Gjilanit, zgjedhjet parlamentare ia kanë ndërruar mendjen.

“Këto rezultate vërtetë ma kanë ndërruar mendjen, që ta marrë obligim që të rikandidoj edhe për një mandat. LDK e ka ruajtur elektoratin e saj në Gjilan”, tha ai në RTV Dukagjini.

Haziri nuk i ka përjashtuar mundësitë që të ketë dy palë zgjedhje në tetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme