Kuvendi Komunal i Gjilanit përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë kontratën më të re.
Komuna e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së, këë hërë ka kurorëzuar një marrëveshje sa i përket furnizimit me shujta ditore për nxënësit e tre shkollave.
Në kontratë bëhet e ditur se me shujta ditore do të furnizohen këto shkolla: “Bajram Curri”, në fshatin Shurdhan, “Fetah Qerimi” në Verbicën e Zhegocit dhe “Afërdita” në Kish Napole, shkruan Indeksonline.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 40.000,00 euro, dhe e njëjta është arritur të nënshkruhet për 39.974,80.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik K.T.Sh “Ballkania” Sh.P.K.