LVV-ja dhe LDK-ja pritet ta nisin ‘betejën’ për t’i siguruar 61 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe lëvizja “Vetëvendosje” kanë paralajmëruar se do t’i fillojnë përpjekjet për formimin e institucioneve, pas dështimit për herë të gjashtë të koalicionit PAN në Kuvend. Drejtuesit e këtyre subjekteve thonë se do t’i nisin bisedimet edhe me deputetët minoritarë, në mënyrë që, siç thonë, ta konstituojnë Kuvendin dhe më pas ta formojnë edhe Qeverinë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Deputetja e  LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se presin që LDK-ja të bashkëpunojë me partinë e tyre për formimin e institucioneve. “Ne kemi pasur kontakte me drejtuesit e LDK-së për t’i parë mundësitë e bashkëpunimit për qeverisje.

Ne jemi treguar shumë bashkëpunues në këtë drejtim, mirëpo, pavarësisht kësaj, LDK-ja ka bërë veprime që nuk i kontribuojnë bashkëpunimit me deklarata naive dhe vendosjen e kushteve që për ne janë të papranueshme”, ka thënë Haxhiu për “Zërin”.

Ajo ka bërë të ditur se para disa ditëve kandidati i tyre për kryeministër, Albin Kurti, me anë të një letre drejtuar opinionit publik, por edhe sot, kërkoi lëvizje nga ana e koalicionit LAA.

“Është e vërtetë që Kuvendi është bllokuar nga koalicioni PAN, por edhe mosveprimi i LDK-së në këtë drejtim u shkon në favor atyre. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona për ta hequr PDK-në. Nëse LDK-ja pajtohet me këtë, duhet ta dëshmojë, në të kundërtën i merr përgjegjësitë”, ka thënë Haxhiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme