Numërimi i votave është duke vazhduar akoma, deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 46.10% të rezultatit të përgjithshëm nga votat e numëruara deri tash.
Nga përditësimi i fundit që është bërë në platformën online të KQZ-së, PDK është e dyta me 19.87%, kurse LDK e trata me 16.99%.
Aleanca ka 6.86%.
LVV ka siguruar 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 22, LDK 19, Aleanca 7.
Deri tash janë numëruar 63.68% e votave.



