Macron dhe Trudeau në të njëjtën linjë për klimën dhe tregtinë e lirë

Emmanuel Macron dhe Justin Trudeau shfaqën vullnetin e tyre për të mbrojtur Marrëveshjen e Parisit për Klimën si edhe tregtinë e lirë, përballë administratës Trump, gjatë një takimi në kuadër të G20-tës në Hamburg.

Në fillim të këtij takimi, kryeministri kanadez theksoi para mediave angazhimin e vendosur të tyre për Marrëveshjen e Parisit për Klimën, raporton AFP.

Presidenti francez nënvizoi angazhimin e tyre të përbashkët për çështjen klimatike në një moment kur Marrëveshja e Parisit është rrezikuar nga disa, duke iu referuar vendimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga kjo marrëveshje.

Presidenti francez përmendi gjithashtu rritjen dhe modelin e tregtisë që ata synojnë të promovojnë për financimin e modeleve të shoqërisë që janë kërkuar dhe për të cilën kanë nevojë sot, transmeton kp.

“Vetë Franca ka kërkuar një studim, por që do të nisë vetëm në fillim të shtatorit me vullnetin e vendosur për promovimin e një tregtie të drejtë me shpresën e kësaj marrëveshjeje”, deklaroi presidenti francez, Macron.

Përtej këtij sfondi, dy benjaminët e G20-s, yje në ngjitje të skenës politike botërore, kanë manifestuar edhe një herë afrimitetin e tyre ashtu si bënë në samitin e G7-s të Taorminas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme