Macron ka kritikuar ashpër mediat ruse të cilat po bëjnë propagandë. (Foto/Video)

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka bërë diçka që asnjë lider tjetër botëror nuk ka pasur guximin ta bëjë në prezencë të presidentit rus Vladimir Putin.

 

Derisa ishte duke biseduar me homologun e tij rus, Macron ka kritikuar ashpër mediat ruse të cilat, sipas tij, po bëjnë propagandë, transmeton Telegrafi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me presidentin rus, Macronit i është kërkuar të sqarojë vendimin që gjatë fushatës presidenciale t’ia ndalojë qasjen “Russia Today” dhe “Sputnik”, ai tha se këto dy media kanë bërë propagandë të madhe kundër tij.

“Russia Today dhe Sputnik kanë qenë media me ndikim, që në disa raste kanë raportuar të pavërteta serioze për mua dhe fushatën time. Kjo është arsyeja pse nuk janë ftuar në kampin tim zgjedhor. Duhet ta pranojë që Russia Today dhe Sputnik nuk kanë vepruar si media dhe gazetarë, por si agjentë që mundohen të ushtrojnë ndikim dhe propagandë. Këtë kurrë nuk do ta lejoja”, ka shtuar presidenti francez, derisa po qëndronte vetëm disa centimetra larg të parit të Kremlinit.

Stafi zgjedhor i Macronit kishin akuzuar Rusinë se qëndron prapa sulmeve kibernetike dhe rrjedhjen e e-mailave nga shtabi i Macronit, qëllimi i të cilëve ishte të ndikojnë në rezultat e zgjedhjeve, siç përflitet së ndodhi në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, ku Rusia akuzohet se ka ndërhyrë në rezultatet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme