Ditë më parë në kryeqendrën francez, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq është pritur në takim nga Emmanuel Macron ku ndër tjerash kanë diskutuar edhe për çështjen e Kosovës. Pas përfundimit të takimit Macron ka thënë se dera e tij do të jetë gjithmonë e hapur drejt gjetjes së një zgjidhje inovative për problemin mes Prishtinës dhe Beogradit. Derisa Vuçiq ka thënë se ‘nuk ka frikë nga gjetja e një zgjidhje inovative”
Por çfarë mund të përfshije në vetvete një zgjidhje inovative siç ka thënë Emmanuel Macron.
Anëtari i Institutit për Studime Evropiane, profesori serb Sllobodan Zecevic, ka thënë se zgjidhjet inovative mund të vijnë vetëm nga ajo që do të ishte e pranueshme për palën serbe, duke përmendur këtu autonominë për Kishën Ortodokse Serbe dhe manastiret.
Sipas tij kjo është një ide për të cilën Macron është i interesuar, derisa si kundërpeshë për një zgjidhje të tillë është që Beogradi të mos kundërshtojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara por pa e njohur si shtet të pavrur dhe sovran.Zevcevic thotë se opsioni për njohje të pavarësisë së Kosovës në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkim Evropian është i papranueshëm.Profesori serb tutje ka thënë se me këtë takim Macron ka dashur që ta vendosë në plan të dytë Gjermaninë dhe kancelaren Angela Merkel.
“Macron dëshiron të dalë në plan të parë, sepse francezët besojnë që Serbia është shtet mik dhe ai me këtë dëshiron të ketë një avantazh ndaj gjermanëve”, ka thënë Zevcevic.
Ai tutje ka përmendur edhe deklarataën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, rreth shkollimit në Francë, dhe sipas tij kjo mund të ndikojë që ai të jetë më i afërt me Macronin dhe Qeverinë Franceze.
“Nëse Macron do të kishte mbështetjen e Blinken, Gjermania do të binte në plan të dytë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka shtuar tutje për “Novosti”
Duke komentuar mesazhet e dëgjuara nga Pallati Elysee, Suzana Grubeshic nga Qendra për Politikë të Jashtme thotë se çështja e Kosovës do të zgjidhet në koordinim me SHBA dhe BE.Ajo thotë se pavarësisht interesit të dukshëm të Macronit, një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë nuk është e mundur pa Gjermaninë. Grubeshic thotë se një gjë e tillë mund të konkludohet nga fakti se sa herë Macron e ka përmendur Gjermaninë dhe Merkelin.
Grubeshic thotë se zgjidhja inovative do të ishte që shqiptarët dhe serbët të lejohen të zgjidhin vetë problemin.“Deri më tani, nuk ka ndodhur që përfaqësuesit serbë dhe përfaqësuesit e Kosovës të ulen vetëm për të zgjidhur problemin pa ndërmjetësues, ndërmjetësues, ata që ulen në dhomën tjetër. Ky do të ishte një hap i madh përpara”, ka thënë ajo.