Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se shteti i Madagaskarit e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se “nga sot, Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë”.
“Urime Kosovë! Faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskar kanë nga një mik më shumë. Falënderimet e mia më të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskar”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Madagaskari është shtet i madh ishull në juglindje të Afrikës me 24.89 milionë banorë.